AIDA, pjesë e sesionit të informimit në kuadër të programit COSME

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Projektin e Asistencës Teknike të BE-së për Programet Evropiane në Shqipëri dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizuan ditën e djeshme në ambjentet e Hotel Tirana International, një sesion të gjerë informimi mbi thirrjen për propoizme ‘Nxitja e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe kapacitetet e SME-ve që punojnë në këtë fushë” në kuadër të programit COSME të Bashkimit Evropian. Pjesë e këtij takimi ishin dhe përfaqëesues nga AIDA, ku bënë një prezantim të Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve/EEN- Albania.

Duke qenë se Shqipëria merr pjesë me të drejta të plota në këtë program, aplikantët shqiptarë, mund të aplikojnë në këtë thirrje si lider apo partnerë. Thirrja ka karakter transnacional dhe konsorciumi aplikues duhet të përbëhet nga minimumi 5 dhe maksimumi 10 partnerë. Afati i aplikimit është data 24 tetor 2019.

Në këtë sesion informimi morën pjesë përfaqësues të grupimeve të SME – ve në Shqipëri që operojnë në fushën e turizmit, përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë në nivel kombëtar dhe vendor, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqatave që kanë në fokus të punës së tyre turizimin, përfaqësues të sistemit bankar, të Këshillave të Qarqeve etj.

Pas fjalës përshëndetëse të Znj, Majlinda Hafizi, përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar për programin COSME në Shqipëri, ekspertët e projektit të Asistencës Teknike ofruan një informacion të detajuar në lidhje me këtë thirrje për propozime, si dhe dhanë udhëzimet përkatëse që duhen pasur parasysh nga ana e aplikantëve gjatë proçesit të aplikimit.

Në takim mori fjalën gjithashtu edhe Znj Migena Muslli, nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e cila u fokusua tek Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve/EEN- Albania: Rrjetëzimi dhe shkëmbimi i eksperiencës mes SME-ve, si dhe mundësitë për partneritete.

BACK TO NEWS