AIDA, takim në kuadër të forcimit të partneritetit me firmat Gjermane
Ditën e sotme, stafi i AIDAs, sektori i NMV dhe Eksporte, zhvilloi një takim me ekspertin Gjerman të sektorit të tekstil – veshjeve Z. Wolfgang Weis dhe përfaqësues i kompanisë “Weis Consulting Assoc.Gmb”, shoqëruar nga kryetari i Unionit të Fasonisteve të Shqiperisë Z. Gjergj Gjika.
Takimi kishte për qëllim forcimin e partneritetit me firmat Gjermane dhe ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit me AIDA-n për promovimin e sektorit të konfeksioneve dhe firmave shqiptare gjatë pjesëmarrjes së tyre në panairin ndërkombëtar A+ A të Dusseldorfit, Gjemani.