AIDA në takimin vjetor të komitetit koordinues të programit të SIPPO Albania

Më datën 1 Tetor 2019, SIPPO – Agjencia Zvicerane për Nxitjen e Importeve organizoi takimin vjetor të Komitetit Koordinues të SIPPO mbi aktivitetet dhe planin vjetor të punës për vitin 2020.

Sektori i NMV & Eksporteve i AIDA, mori pjesë në takimin e përvitshëm të Komitetit koordinues të programit të SIPPOs në Shqipëri, ku u analizua dhe diskutua performanca e strategjive sektoriale, arritjet e bashkëpunimit në vitin 2019, si dhe u konkluduan detyrat dhe objektivat strategjike që do realizojmë së bashku për vitin 2020.

Synimi i këtij takimi është të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin dhe promovimin e eksporteve shqiptare në sektorët prioritarë, atë të Tekstileve me vlere të shtuar (VT) dhe atë të përbërësve natyralë (NI).

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të zyrës SDC / SECO pranë Ambasadës Zvicerane në Tiranë, përfaqësues të Swisscontact dhe Helvetas, si dhe përfaqësues nga organizatat partnere të projektit SIPPO: Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Kombëtare e Turizmit, si dhe Shoqata e Bimëve Aromatike Medicinale.

BACK TO NEWS