Çelet thirrja e dytë për dorëzimin e aplikimeve të Programit IPARD II

Në fokus bujqësia dhe modernizimii saj me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Çelet thirrja e dytë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milionë Euro nga të cilat 75% ose 43.26 milionë Euro kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 milionë Euro kontribut i buxhetit të shtetit.
Programi mbështet me grante që prekin shifrat nga 10 mijë euro në 2 milionë euro për investimet në tre masa kryesore.Konkretisht për “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” Masa 1: me buxhet total 24.05 milionë euro, me një minimum prej 10,000 Euro dhe maksimum 500,000 Euro. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

“Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore”
Masa 3: me buxhet total 22.75 milionë Euro, me një minimum 25,000 Euro dhe maksimum 2,000,000 Euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

“Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit”
Masa 7: me buxhet total 10.87 milionë Euro me një minimum 10,000 Euro, maksimumi 400,000 Euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Udhëzuesi për Aplikantët mund të shkarkohet nga faqja e internetit:www.azhbr.gov.al www.ipard.gov.al http://www.bujqesia.gov.al

Thirrja e dytë për aplikime do të hapet më datë 30 Tetor 2019.

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 16 Dhjetor 2019, sipas orarit zyrtar 08:00 – 16:30.

BACK TO NEWS