AIDA, vazhdon fushatën e monitorimit të fondeve dhe promovimit të shërbimeve të saj

Në datat 3 dhe 4 tetor, AIDA vizitoi bizneset përfituese të fondeve të menaxhuara prej saj dhe gjithashtu, prezantoi shërbimet që ofron në ndihmë të bizneseve shqiptare, siç është dhe Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve – EEN.

Këto takime nga stafi i AIDAs u zhvilluan në kompanitë e qytetit të Tepelenës dhe Gjirokastrës si më poshtë:

J&Blue Fashion – Prodhim dhe eksport i veshjeve textile “Made in Albania”;

Lubjana Baoja – Artizane;

Diamant Bags – Prodhim dhe eksport të çantave prej letre;

Argjiro Group – Paketim, printim dixhital dhe promocion;

Kalimera – Produkte brumi dhe ëmbëlsira;

Green Enterprise – Prodhim i vasketave për produkte ushqimore;

Cotext SHPK – Fason, prodhim dhe eksport të veshjeve;

Marika Tex – Prodhim i rrobave të punës për forcat speciale;

Handmade by Olga – Prodhim i produkteve të ndryshme artizanale.

Takimet në këto qytete u zhvilluan edhe në bashkëpunim me Z. Maksim Hoxha, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjirokaster.

BACK TO NEWS