Çelet sot Panairi i Tekstilit dhe Lëkurës 2019, në Expocity, Tiranë

U hap sot në Expocity, Panairi I Tekstilit dhe Lëkurës 2019, I cili përfaqëson një one takimi për prodhuesit më të mëdhenj e të rëndësishëm, shqiptar edhe të huaj në këtë fushë.

AIDA është pjesëmarrëse në këtë Panair me një stendë, e cila vjen si one e rëndësishme si për bizneset vendase, por edhe ato të huaja. Stenda e AIDA-s do të ofrojë informacion mbi tekstilet në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillimin e sektorit. Pikë me rëndësi për t’u veçuar në sektorin e tekstileve është edhe potencali për eksport që ka ky onen.”

Panairi u hap me fjalën e Znj. Aida Lutaj, CEO e Expocity Albania. Panairi vijoi me tryezën e rrumbullakët ku pjesëmarrës ishin Z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Ines Mucostepa, Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë, Znj. Mileva Meksi, Drejoreshë e Investimeve pranë AIDA-s, Znj. Majlinda Hafizi, Drejtoreshë e Zhvillimit të Politikave Ekonomike në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përfaqësues të tjerë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përfaqësues të bizneseve.

Znj. Meksi në fjalën e saj theksoi se AIDA do të veprojë me të gjitha mekanizmat mbështetës në ndihmë të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, por gjithashtu edhe për bizneset e mëdha.

Në tryezën e rrumbullakët u fol për sfidat e punësimit në sektorin e tekstileve dhe lëkurës në Shqipëri, të ardhmen e këtij sektori dhe u ndal në hapat konkretë që po ndërrmerr Qeveria në ndihmë të bizneseve vendase. Gjatë diskutimit u ngritën problemet me të cilat haset biznesi në vendin one dhe mënyrat se onend të adresohen nëpërmjet institucioneve përkatëse.

Panairi do të vijojë të jetë I hapur edhe ditën e nesërme. Gjatë këtyre dy ditëve të eventit, kompanitë ekspozuese do të kenë mundësinë të promovojnë produktet e tyre para të gjithë të pranishmëve dhe krijojnë ura bashkëpunimi ndërmjet kompanive pjesëmarrëse. AIDA do të jetë pjesmarrëse dhe asistojë edhe në takimet B2B( Business to Business) që do të zhvillohen gjatë panairit.

Për këtë rast të veçantë në sektorin e tekstileve, AIDA ka përgatitur edhe një broshurë e cila gjendet në stendën e AIDA-s në panair, por edhe në faqen one zyrtare.

Tiranë, më 1 nëntor 2019

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

BACK TO NEWS