AIDA viziton investimin e huaj me kapital 100% francez “Delmon Group Albania”

Në kuadër të fushatës për këshillimin dhe facilitimin e veprimtarisë së investiorëve të huaj në vend, AIDA vijon vizitat në kompanitë e huaja në Shqipëri.

Këto vizita vendosin AIDA-n proaktive në zgjidhjen e ndjekjen e shqetësimeve, me qëllim final riinvestimin dhe zgjerimin e kmpanisë.

Me këtë qellim Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s z. Sokol Nano, vizitoi kompaninë “Delmon” e cila operon në tregun tonë që nga viti 2017 në sektorin automativ. Delmon Group Albania është një kompani me kapital 100% francez në sektorin automobil e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e metal- gomës për funksione antivibrimi dhe izolimi për industrinë automobilistike, hapësirën ajrore dhe hekurudhat.

Gjatë vizites në kapanonin e Delmon z. Nano dhe z. Ertjan Çabiri, drejtori i përgjithshëm i kompanisë diskutuan për arritje dhe problematika konkrete e mbi të gjitha për adresimin e tyre.

Një nga pikat më të ndjeshme e paraqitur nga kompania ishte specializimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore pikë për të cilën AIDA mori zotimin për ta adresuar në institucionet përkatëse.

BACK TO NEWS