Komisioni Europian mbi Performancën e NVM-ve për vitin 2019
Komisioni Europian ka publikuar së fundmi Raportin për Performancën e SME-ve për vitin 2019, si një nga mjetet kryesore për të monitoruar dhe vlerësuar përparimin e vendeve në zbatimin e Aktit të Biznesit të Vogël (SBA) mbi baza vjetore. Ky akt sjell informacion të plotë mbi performancën e NVM-ve në vendet e BE-së dhe vendet e tjera partnere.
Profili i SBA-së për Shqipërinë tregon një përmirësim dhe përafrim me mesataren e BE. Në vitin 2017, NVM-të në “ekonominë e biznesit jo-financiar shqiptar”, luajtën rolin më të rëndësishëm se në vendet e BE-së. Ato krijuan 80.3% të të gjitha vendeve të punës dhe gjeneruan më shumë se dy të tretat (68.3%), të vlerës së shtuar të përgjithshme. Në krahasim me mesataren respektive e NVM-ve, të BE-së ishin dukshëm më të ulëta në 66.5% dhe 56.3%. Ndersa aftësitë teknike, administrative, klima e biznesit dhe ndërkombëtarizimi performojnë afër mesatares së BE-së.