Hapet Ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik të Karavastasë

Më datë 20 janar 2020, u hap Ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW, i cili do të ndërtohet në zonën e Karavastasë dhe është pjesë e strategjisë së Qeverisë për diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.

Parku do të shtrihet në bashkinë e Divjakës, në zonën Remas ku janë 122 hektarë tokë dhe në Bashkinë e Fierit, në zonën e Libofshës ku janë përfshirë edhe 76 hektarë të tjerë.

Diversifikimi i burimeve energjetike të rinovueshme do të ndihmojë Shqipërinw në uljen e blerjeve nga importi, duke krijuar mundësinë që të prodhohet brenda vendit jo vetëm energji të rinovueshme nga hidrocentralet.

Në këtë kuadër Qeveria Shqiptare planifikon 490 MW të prodhuar nga energjia fotovoltaike, 70 MW nga energjia eolike dhe vetëm 57 MW nga energjia hidrike.

Forma, objekti dhe lloji i kontraktimit: Përzgjedhja e ofertuesit për projektimin, financimin, ndërtimin, funksionimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një Impianti Fotovoltaik për gjenerimin e energjisë elektrike, në zonën Remas – Karavasta, Lushnjë dhe Libofshë, Fier, me një kapacitet të instaluar 70 MWp si pjesë e masave mbështetëse, dhe me një kapacitet shtesë të instaluar prej 70MWp, i cili nuk do të jetë pjesë e Masave Mbështetëse (gjithsej 140 MWp kapacitetit të instaluar), (Projekti).

Afati i dorëzimit të ofertave është data 30 Prill 2020, ora 12.00 (Ora e Evropës Qëndrore)

Hapja e ofertave: 30 prill 2020, ora 12:00 (ora e Evropës Qendrore)

Pranimi dhe vlerësimi i ofertës është sipas përcaktimeve në dokumentat e procesit konkurrues.

Për më shumë informacion vizitoni linkun:  https://www.infrastruktura.gov.al/ftese-per-oferte/ 

Në linkun në vijim gjeni shpalljen e Ftesës për Ofertë: Link Pdf, Aida

https://www.infrastruktura.gov.al/hapet-ankandi-per-parkun-fotovoltaik-140-mw-te-karavastase/

BACK TO NEWS