AIDA ju fton të bëheni pjesë e Ekspozitës Tregtare Ndërkombëtare për Frutat dhe Perimet “FRESKON 2020”, 02 – 04 prill, Selanik, Greqi
Ftohen bizneset shqiptare të bëhen pjesë e ekspozitës më të madhe të ekspozimit të frutave dhe perimeve në Ballkan dhe në zonën e Mesdheut Juglindor “FRESKON 2020”, i cili do të mbahet në datat 02 – 04 prill 2020, Selanik, Greqi.
Kjo ekspozitë do të shërbejë si një vend takimi për prodhuesit, grupet ndërkombëtare të shitjes me pakicë, si dhe transportuesit vendas dhe ndërkombëtarë të frutave dhe perimeve të freskëta. Ekspozuesit dhe vizitorët do të kenë mundësinë të takohen dhe njohin teknologjitë më të fundit për sa i përket logjistikës, makinerive dhe materialeve të paketimit të frutave dhe perimeve.
FRESKON 2020 do t’u japë mundësi të gjithë pjesëmarrësve të promovojnë produktet e frutave dhe perimeve, si dhe të vendosin bashkëpunime të reja strategjike ndërmjet prodhuesve dhe distributorëve ndërkombëtarë të frutave dhe perimeve, nëpërmjet takimeve B2B.
Për të gjitha bizneset shqiptare e interesuara të jenë pjesë e kësaj ekspozite dhe për më shumë informacione rreth këtij eventi,na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose vizitoni faqen e web-it https://freskon.helexpo.gr/en/2019_Youtube.