AIDA pjesë e webinarit me temë “Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas COVID-19”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me partnerin Expocity Albania, në datën 21 Maj, zhvilloi webinarin me temë “Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas COVID-19”.

Gjatë webinarit në kuadër të këtij sektori, si një nga sektorët me rëndësi për ekonominë shqiptare sidomos në drejtim të punësimit, u diskutua mbi zgjidhje të reja alternative, pritshmëritë për të ardhmen, situatën e industrisë tekstile në tregjet ndërkombëtare, si edhe ndikimin që ka shkaktuar pandemia në mbarëvajtjen e sektorit.

Në panelin e diskutimit në këtë webinar, Znj. Desarta Rapushaj, eksperte e AIDA-s dhe EEN – Albania, theksoi rendësinë e sektorit të tekstileve në ekonominë shqiptare kryesisht në eksport, rolin dhe kontributin që Agjencia ka ofruar në këto kohë pandemie nëpërmjet gjetjes së partnerëve të rinj, mënyrave inovatore të punës, si edhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të sektorit.

AIDA ka bërë vizibël shumë platforma virtuale me qëllim takimet B2B për sektorin e tekstileve. Qëllimi i këtyre takimeve është zgjerimi i partneriteteve, tregjeve të reja dhe për të ndarë ide dhe zgjidhje alternative pune në kohë pandemie.

Gjithashtu u prezantuan edhe paketat financiare në mbështetje të bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga pandemia.

Ju ftojmë të ndiqni të plotë webinarin ne linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=I_JbInJ0gj8&feature=youtu.be

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 19.06.2020

BACK TO NEWS