Rivitalizimi i pronave shtetërore një nga prioritetet e AIDA-s

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Z. Sokol Nano, vizitoi qytetin e Korçës në kuadër të identifikimit dhe promovimit të pronave shtetërore. Kjo vizitë u organizua me ftesë të kryetarit të Bashkisë Korçë Z. Sotiraq Filo.

Pronat shtetërore nuk duhet të flenë, por ato duhet të sillen në vëmendjen e investimeve për projekte të reja zhvillimi që ndihmojnë drejtpërdrejt zonën, qytetarët dhe biznesin, ky është qëllimi i AIDA-s, u shpreh Z. Nano gjatë takimit, proces në të cilin aktorët vendorë kanë një rol të rëndësishëm proaktiv.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 06.07.2020

BACK TO NEWS