Impakti i COVID-19 në sektorin e turizmit në botë

Pandemia e koronavirusit (COVID-19) ka pasur ndikim në shëndetin publik, por gjithashtu ka prekur rëndë një nga industritë kyçe të ekonomisë ndërkombëtare – industrinë e turizmit.

Linjat ajrore po shohin një rënie masive të pasagjerëve, degë të tjera të industrisë së turizmit po përballen me pengesa të ngjashme.

Në vitin 2020, të ardhurat globale nga industria e udhëtimit dhe turizmit ishin parashikuar të shkonin në 711.94 miliardë dollarë por kjo shifër është ulur në 568.6 miliardë dollarë, që paraqet një rënie mbi 20 përqind.

Si pika e origjinës së përhapjes së koronavirusit, rajoni i Azisë është më i prekuri nga COVID-19.

Degët që janë parashikuar të shohin rënien më të lartë të shpenzimeve janë restorantet dhe baret (ushqimi dhe pije) dhe transporti.

Italia mund të humbasë deri në 7.7 miliardë euro në vlerë të shtuar të turizmit këtë vit. Në Spanjë, numri me i madh i anullimeve te hoteleve ka ndodhur gjatë Pashkëve, duke detyruar shumë kompani hotelesh të mbyllin dyert e tyre përkohësisht. Në Paris, një nga qytetet më të vizituara në të gjithë botën, nivelet e okupimit të hoteleve kanë rënë nga 84 përqind në Janar 2020, me 1.8 përqind në Mars.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, më 25.08.2020

BACK TO NEWS