Durrës – Takime Door to Door me kompanitë Wine AL dhe Stella

Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) zhvilluan në qytetin e Durrësit takime “Door to Door” në kompanitë Wine AL dhe Stella Shpk.

Kompania Wine AL e themeluar në vitin 2015 me aktivitet prodhimin e verës 100% produkt shqiptar, është ende në fazën e testimit dhe synon të nxjerr në treg një verë të një cilësie të lartë me qëllim eksportin e saj jashtë Shqipërisë. Kompania ka përfituar përmes shërbimeve dhe skemave të granteve që AIDA ofron në mbështetje të certifikimeve të produkteve dhe blerjes së pajisjeve teknologjike për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Kompania Stella Shpk me një eksperiencë 25 vjeçare në treg, operon në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të konfeksioneve. Aktualisht kompania ka filluar edhe prodhimin e produkteve spitalore, të cilat i eksporton në Evropë.

AIDA, në cilësinë e institucionit koordinues të projektit Enterprise Europe Network (EEN-Albania) prezantoi tek bizneset shërbimet dhe asistencën që EEN ofron në identifikimin e tregjeve të reja, si edhe në gjetjen e partnerëve të rinj ndërkombëtarë me synim rritjen e vlerës së shtuar të bizneseve.

Përfaqësuesit e kompanive shprehën interesin e tyre për të qenë pjesë e platformës EEN dhe për të përfituar nga të gjitha mundësitë që ofrohen për zhvillimin dhe promovimin e biznesit në nivel ndërkombëtar.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 22.09.2020

BACK TO NEWS