Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizoi webinarin mbi efektet dhe strategjitë e zhvillimit të sektorit automotiv përballë sfidave të pandemisë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) së bashku me Horváth & Partners Management zhvilluan në datën 6 Tetor webinarin me temë: “Perform & Transform: Strategy for Automotive Suppliers in Times of the Coronavirus Pandemic and Beyond”.
Në këtë webinar ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si edhe përfaqësues nga biznese operuese të sektorit automotiv në vendin tonë.
Gjatë webinarit u diskutua mbi situatën dhe sfidat aktuale për furnitorët në industrinë automotive dhe disa nga aspektet strategjike të rëndësishme që duhet të optimizohen si:Optimizimi Strategjik i Portofolit
Rimendimi i Organizatës
Konkurrenca Globale e Kostove
Sipërmarrje Digjitale
Inovacioni i Tregut të Shpejtë
Përfaqësues nga BERZH gjithashtu dhanë pikëpamjen e tyre mbi situatën për sektorin automotiv në Shqipëri duke theksuar se mundësitë për Shqipërinë janë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë periudhë për të gjithë kompanitë e këtij sektori është e rëndësishme që të gjejnë mënyra për të reduktuar kostot nëpërmjet optimizimit dhe eficencës së prodhimit.
Shqipëria është e avantazhuar në këto dy faktorë, që mesa duket do të bëjnë diferencën në zhvillimin e këtij sektori në vijim.
Reflektuar nga takimet e vazhdueshme që AIDA zhvillon me biznesin e këtij sektori, kostot e ulëta, por dhe eficenca apo produktiviteti i forcës punëtore është në përmirësim të vazhdueshëm.