Shkodër – Vizita Door to Door në ambientet e biznesit të Hysni Brahimit dhe Fabjola Markut
Në kuadër të monitorimit të fondeve, si edhe prezantimit dhe informimit mbi shërbimet EEN Albania, AIDA zhvilloi takime Door to Door në ambientet e biznesit të Hysni Brahimit dhe Fabjola Markut.
Hysni Brahimi që prej vitit 2003 i nisur si një biznes familjar, prodhon nënprodukte të bulmetit, të cilat tregtohen sot në treg dhe marketet në Shqipëri dhe Kosovë nën emrin Hysa.
Fabjola Marku me përkushtimin e një biznesi të ri, që prej vitit 2018 merret me prodhimin e embëlsirave në pastiçerinë ku është e vetpunësuar.
Falë edhe mbështetjes nga fondet e AIDA-s dhe përdorimit të teknologjive të reja bizneset kanë rritur standardet dhe cilësinë e prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre.
AIDA, do të vazhdojë të jetë pranë biznesit për të kuptuar më mirë problematikat dhe sfidat, si edhe për të ofruar mbështetje dhe suport për zhvillimin e sipërmarrjeve.