Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e 35-të dixhital “Indonesia Trade Expo – Virtual Exhibition”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju fton të bëheni pjesë e Panairit të 35-të dixhital “Indonesia Trade Expo – Virtual Exhibition”, i cili do të zhvillohet online nga Indonezia, në datat 10-16 nëntor 2020.

Ky event do të shërbejë për promovimin në tregun ndërkombëtar për produktet artizanale, mobilerie, mode, aksesorë të ndryshëm, pije dhe ushqime.

“Indonesia Trade Expo” është një mundësi e mirë për kompanitë që të promovojnë produktet e tyre, te krijojnë kontakte të reja dhe bashkëpunime me kompani të huaja.

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë mund të kontaktojnë pranë AIDA-s në adresën info@aida.gov.al ose të regjistrohen në linkun: http://tradexpoindonesia.com/attending/register-to-attend/

Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen e eventit: www.tradexpoindonesia.com  dhe videon në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=ipfahmgj1gA&feature=youtu.be

BACK TO NEWS