Takimi i AIDA-s në kompaninë EVEREST
Përfaqësues të AIDA-s zhvilluan një takim në kompaninë EVEREST, në Kamëz.
Kompania EVEREST operon në tregun vendas që prej vitit 1997 dhe është e specializuar në prodhimin e profileve të aluminit për sektorin automotiv.
Me një përvojë shumëvjeçare në këtë sektor, kjo kompani, veç veprimtarisë së saj në ndërtimet civile e industriale, prodhimin e profileve cilësore të aluminit, tregtimin e markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një kompani lider në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysmë strukturale.
Kohët e fundit, me një investim në vlerën 1 milion euro, kompania zgjeroi aktivitetin edhe me linjën e produkteve të lyerjes.
Stafi i AIDA-s i sugjeroi dhe prezantoi kompanisë mundësitë më të mira për të realizuar objektivat afatshkurtra që do të sjellin zgjerimin e saj në të ardhmen.
Gjithashtu, z. Çupi, administrator i EVEREST u informua në mënyrë të detajuar mbi procedurën e marrjes së statusit të investitorit strategjik.