Thirrje për ekspert në kuadër të programit COSME për mbështetjen e Sektorit të Turizmit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA në kuadër të procesit të aplikimit në thirrjen e programit COSME, të Bashkimit Europian për mbështetjen e Sektorit të Turizmit, shpall thirrjen për një ekspert që do të përfshihet në projekt aplikim.

Kriteri kryesor në përzgjedhjen e ekspertit do të jetë përvoja minimale prej 2 vitesh në Sektorin e Turizmit, e preferueshme në Menaxhim Turizëm.

Gjithashtu, është e rëndësishme që aplikanti të ketë përvoja të mëparshme në projekte të shkruara të së njëjtës fushë.

Personat e interesuar që përmbushin kriteret e lartpërmendura të dërgojnë CV-in e tyre në adresën: info@aida.gov.al

Afati i fundit i aplikimit është data 17 janar 2021.

BACK TO NEWS