Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues dhe përgatitor për panairin “BIOFACH/VIVANESS 2021”
Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në panairin kryesor të Tregtisë Botërore për Ushqimin Organik “BIOFACH / VIVANESS, AIDA në bashkëpunim me partnerin SIPPO, në datën21 Janar, ora 14:00, organizon një trajnim/sesion informues përgatitor për kompanitë eksportuese shqiptare, mbi pjesëmarrjen në panairin virtual “BIOFACH 2021”, si edhe mbi mundësitë që ofron tregu Evropian i produkteve organike.
Ky trajnim do të zhvillohet nga Gustavo Ferro, ekspert pranë SIPPO-s, i specializuar në fushën e produkteve organike.
Ftohen të gjitha sipërmarrjet shqiptare eksportuese që operojnë në sektorin organik dhe që duan të jenë pjesë e panairit BIOFACH, të regjistrohen në këtë sesion informues.
Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e këtij sesioni informues mund të kontaktojnë në adresën info@aida.gov.al dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri në datën 20 Janar 2021, ose të regjistrohen direkt në linkun https://zoom.us/…/tJErce-trTwtGdQF-n-RjZQPzG0AWrJx2lDb