“Taste Albania”, 26 shkurt 2022, Dubai

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), në kuadër të Javës së Ushqimit, Bujqësisë dhe Jetesës, në Ekspo 2020 Dubai, organizojnë eventin “Taste Albania”, datë 26 shkurt 2022, ora 11:00-14:00, në Business Connect Centre (BCC).

19 kompani nga Shqipëria do të jenë pjesë e “Taste Albania”, si një B2B dhe Matchmaking event.

“Taste Albania” do të bëjë bashkë kompani prodhuese, eksportuese dhe tregtar të industrisë së ushqimit, duke dhënë mundësinë e ndarjes së eksperiencave, zgjidhjeve inovative dhe mundësinë e bashkëpunimit në industrinë e përpunimit të produkteve ushqimore dhe lidhjes së kontratave mes kompanive pjesëmarrëse.

KTHEHU TEK EVENTET