FOOD EXPO, 18 – 20 Mars 2023, Greqi
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 18 – 20 Mars 2023, do të zhvillohet ekspozita kryesore tregtare “FOOD EXPO”, në qendrën Metropolitan Expo, Greqi. Ky panair do të mirëpresë kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme prodhuese të sektorit ushqimor dhe pijeve, që dëshirojnë të promovojnë produktet e tyre te blerës, profesionistë dhe pronarë biznesi grekë dhe të huaj.
Kompanitë pjesëmarrëse në panair do të prezantojnë produktet në kategoritë: produkte bulmeti, produkte brumi, vaj ulliri, produkte me origjinë shtazore, produkte organike, produkte me emërtim të mbrojtur të origjinës (PDO), ushqime dhe perime të ngrira, salcë, lëngje, pije freskuese, ushqime të gatshme, etj.
Pjesëmarrja në “FOOD EXPO” do t’u japë mundësinë kompanive të zgjerojnë klientelën e tyre, të takohen dhe të lidhin drejtpërdrejt marrëveshje tregtare me blerës të rinj, të ekspozojnë produkte dhe shërbime të reja, të optimizojnë dhe zhvillojnë rrjetin e shpërndarjes së produkteve të tyre.
Të gjitha kompanitë shqiptare të interesuara, luten të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në adresën: info@aida.gov.al deri më datë 25 Dhjetor 2022.
Për më shumë informacion mbi panairin vizitoni faqen: https://foodexpo.gr/…/1300-exhibitors-are-expected-to…/ .