Panairi Ndërkombëtar I Tiranës I organizuar nga Klik Expo Group

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është pjesëmarrëse me stendë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, i cili po mbahet në datat 1 – 4 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, i organizuar nga Klik Expo Group.

Gjatë ditës sotme, AIDA mbajti dhe një prezantim me temë: “Explore the Investment Opportunities in Albania”, ku u prezantua klima e biznesit në vendin tonë, ligji dhe lehtësirat për investimet e huaja, sektorët potenciale në Shqipëri dhe asistencën që ofron agjencia.

Panairi do të vazhdojë deri më datë 4 dhjetor, ku stafi i AIDA-s do të jetë prezentë për të asistuar dhe dhënë informacion çdo kompanie pjesëmarrëse shqiptare dhe të huaj, si edhe palëve të tjera të interesuara që vizitojnë panairin.

BACK TO NEWS