Investimet e huaja direkte në Shqipëri

Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën në 9-mujorin e vitit 2022.

Fluksi i IHD-ve në këtë periudhë arriti vlerën e 344 milionë eurove, me një rritje 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vlera progresive e IHD-ve arriti në 984 milionë euro, 35% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Rritja e investimeve të huaja po mbështetet gjithnjë e më shumë te fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese, ku kryesojnë sektori i industrisë nxjerrëse dhe i shërbimeve financiare.

Sektorët me vlerën më të lartë të IHD-ve janë sektori i hidrokarbureve me 25 %, ndërmjetësimi financiar me 11%, energjetika me 8 % dhe komunikacioni me 2 %.

BACK TO NEWS