Edicioni i 8-të i Samitit Botëror Halal
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju njofton që në datat 24-27 nëntor 2022, do të zhvillohet Edicioni i 8-të i Samitit Botëror Halal, njëkohësisht me Edicionin e 9-të Ekspozitës Halal të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), me temë: “Për tregti të qëndrueshme: Zbuloni industrinë Halal nga të gjitha aspektet”, në Stamboll, Turqi.
Ky panair do të shërbejë si një platformë ndërkombëtare për të bërë bashkë akademik, ekspertë, sipërmarrës, politikë-bërës dhe palë të interesuara, për të shkëmbyer idetë dhe ndarë eksperiencat e tyre mbi tregun e produkteve dhe shërbimeve Halal.
Të gjithë të interesuarit për të qënë pjesëmarrës në panair, të na kontaktojnë për më shumë informacion në adresën e e-mailit: info@aida.gov.al.