AIDA vizitoi kompaninë “EVEREST Shpk” në Bashkinë Kamëz
AIDA vizitoi kompaninë “EVEREST Shpk” në Bashkinë Kamëz
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), përfaqësuar nga stafi i sektorit të Investimeve & Aftercare, përmes mbështetjes së qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ/ProSEED 2.0, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe të shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Kamëz, më datë 25 janar 2023, kanë vizituar kompaninë “Everest Shpk”, e vendosur në Bashkinë Kamëz. EVEREST e krijuar prej vitit 1997, është një nga kompanitë kryesore të prodhimit të profileve të aluminit në Evropë, që angazhohet në projektimin, prodhimin dhe tregtimin e profileve të aluminit, dritareve, dyerve dhe fasadave, si dhe aplikimeve të tjera arkitekturore.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, perfaqesuar nga stafi i sektorit të Investimeve & Aftercare, permes mbeshtetjes se qeverise Gjermane nëpërmjet GIZ/ProSEED 2.0 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Kamëz, ka vijuar fushatën e takimeve me biznesin në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve të sektorit After-Care, duke theksuar rëndësinë që ato kanë në krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel lokal.
Kompania operon në tregun vendas, por ka arritur gjithashtu të ekportojë në SHBA, Kanada, Kosovë, Maltë, Maqedoni e Veriut, Itali, etj. Ajo është fituese e çmimit “Kompania e parë ndërtuese në Shqipëri” , si dhe mban vendin e parë nga kompanitë shqiptare me eksportin e aluminit në vlerën më të madhe për vitin 2022.
Synimi i takimit ishte konsolidimi i bashkëpunimit midis biznesit, AIDA-s dhe qeverisjes lokale, gjithashtu dhe diskutimi i nevojave apo problematikave të ndryshme që mund të kenë hasur. Kompania si sugjerim primar përcolli nevojën e mbështetjes për pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare për bizneset që duan të marrin pjesë, si forma më e mire sipas tyre për promovimin e mundësive të Shqipërisë dhe produkteve shqiptare.