28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në botë njihet si Dita e Privatësisë
Mbrojtja e të dhënave personale të njeriut është një e drejtë themelore dhe vlera e së cilës është thelbësore për funksionimin e një shteti demokratik.
Njohja, ndërgjegjësimi dhe promovimi në tërësi i të drejtave dhe lirive themelore të individit është një nga detyrat kryesore të çdo autoriteti publik për forcimin e vetëdijes qytetare. Mbrojtja e të dhënave personale është shumë e rëndësishme dhe në themel të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.