Edicionit të 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë “Energy Expo & Forum 2023”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të bëheni pjesë e Edicionit të 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë “Energy Expo & Forum 2023”, në datat 29-31 Mars 2023, e organizuar nga Expocity Albania.

”Energy Expo & Forum 2023”, do të ketë në fokus politikat energjetike dhe aspektet ligjore në Shqipëri dhe rajon, orientimin dhe konsolidimin e planit kombëtar të energjisë, sfidat e bashkëpunimit rajonal të tregjeve, risitë, skemat mbështetëse që ofrohen nga qeveritë për promovimin e investimeve në këtë fushë, etj.

Energjia e rinovueshme do të jetë temë kryesore edhe në këtë edicion. Synimi është diversifikimi i burimeve të energjisë, rritja e sigurisë së furnizimit dhe zvogëlimi i importeve.

Për më shumë informacion mbi eventin, vizitoni linkun: https://www.expocity.al/event/energji-2023/

BACK TO NEWS