Takim përgatitor për pjesëmarrje në panairin “FOOD EXPO 2023” në Athinë, Greqi

Sot, në ambientet e AIDA-s u zhvillua takimi përgatitor për pjesëmarrjen në panairin “FOOD EXPO 2023”, i cili do të zhvillohet në Athinë, Greqi, në datat 18-20 mars 2023.

AIDA në bashkëpunim me bizneset pjesmarrëse dhe Ekspertin e siguruar nga SIPPO Albania, Z. Roland Bagaviki, po organizon stendën e Shqipërisë, ku do të jenë pjesë pesë biznese shqiptare të sektorit të ushqimit dhe pijeve.

Pesë kompanitë: Salvia Produkte Natyrore Sh.p.k., Birra Korça, Bidaj Sh.p.k., Enofama Sh.p.k., BioBes Sh.p.k., stafi i AIDA-s dhe eksperti, u takuan sot në agjenci për të prezantuar panairin dhe mbajtur diskutime mbi pritshmëritë e bizneseve në këtë panair dhe përfaqësimin sa më të mirë të Shqipërisë.

BACK TO NEWS