AIDA, do jetë pjesëmarrëse për herë të parë në panairin MACFRUT 2023

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), do jetë pjesëmarrëse për herë të parë në panairin MACFRUT 2023, që do të zhvillohet në datat 3-5 Maj 2023, në Rimini, Itali.

MACFRUT 2023 është një ekspozitë që përfaqëson të gjithë zinxhirin e furnizimit, me 9 sektorë të përfshirë si Prodhimi dhe Tregtia, Makineritë dhe Bimët, Paketimi, Makineritë Bujqësore, Sistemet e Ujitjes, Erëzat dhe Bimët, Farërat, Biostimulantët, Logjistika dhe Shërbimet.

AIDA, në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme Albania (SIPPO) dhe Swisscontact, në kuadër të projektit “Kukës New Prespectives”, organizojnë pavijonin e Shqipërisë në këtë panair. Pjesë e stendës do jenë edhe 5 kompani shqiptare të sektorit të fruta-perimeve dhe bimëve medicinale dhe aromatike, “Bioalb Co”, “Agro Iliria Group”, “Natural Herbal E.V.R”, “Agroplant” dhe “Vasili’s Co Organic”.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë panair, AIDA dhe SIPPO realizuan në datat 11 dhe 13 prill, vizita pranë kompanive që do jenë pjesë e pavijonit tonë, me qëllim promovimin e tyre në tregjet e huaja.

Pavijoni i Shqipërisë do të gjendet në koridorin A1-Stenda 115, ku do të ekspozohen produkte të kompanive pjesëmarrëse.

 

 

BACK TO NEWS