Home » Investimet në Shqipëri » IHD
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i IHD-ve në terma të fluksit, vijon si më poshtë:
VITI | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 | 2025 | 6M 2026 |
FLUKSI (mln EURO) | 937 | 1,033 | 1,372 | 1,499 | 1,583 | 1,635 | 1,144 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Për periudhën Janar – Qershor 2026 (T1+T2), indikatori i fluksit shënon vlerën € 1.1 milionë, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur fluksi shënonte € 759 milionë, vihet re një rritje e konsiderueshme me 50.7%, ose € 385 milionë.

Për 6M 2026, fluksi i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Austria e cila ka kontribuar me rreth 10.7% në fluksin total, e ndjekur nga Turqia dhe Italia të cilat kanë kontribuar me 9.7% dhe 8.7% ndaj totalit dhe më pas nga Turqia dhe Kosova me përkatësisht 7.8% dhe 5.9%.
[1] 328 milionë Euro i përkasin ‘Të tjera për arsye konfidencialiteti’.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për 6M 2026 sipas shteteve kryesore:
SHTETI | FLUKSI 6M 2026 (mln EUR) |
Austri | 122 |
Turqi | 111 |
Itali | 99 |
Hollandë | 89 |
Kosovë | 67 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga AIDA
Për 6M 2026, burimi kryesor i hyrjeve të fluksit të IHD-ve ishte nga Aktivitetet e pasurive të paluajtshme që përfaqësonte 53.3 % të fluksit total.
Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë në IHD janë sektori i Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 15.8%, si edhe i Industrisë përpunuese, Tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe Energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ujë, me përkatësisht 8%, 5.9% dhe 5.8% ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për 6M 2026 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK | VLERA E FLUKSIT 6M 2026 (mln EURO) |
Aktivitete të pasurive të paluajtshme | 610 |
Aktivitete financiare dhe të sigurimit | 181 |
Industria përpunuese | 92 |
Tregtia me shumicë dhe pakicë | 67 |
Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë | 66 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga AIDA
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i investimeve të huaja direkte (IHD) në terma të stokut, vijon si më poshtë:
VITI | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 | 2025 | 6M 2026 |
STOKU (mln EURO) | 8,482 | 9,283 | 11,064 | 13,261 | 15,414 | 17,016 | 18,421 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të Qershor 2026, indikatori i stokut shënon vlerën rreth € 18.4 miliardë, duke shënuar shifër rekord në stokun e investimeve të huaja direkte në vend. Krahasuar me fundin e periudhës T1 të vitit 2026 treguesi i stokut ka pësuar një rritje me rreth 958 milionë Euro.
Në fund të Qershor 2026, stoku i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Hollanda e cila ka kontribuar me rreth 16% në stokun total, e ndjekur nga Zvicra me 13.1%, Kanadaja me 11.5%, Italia me 10.8% dhe Turqia me 8%.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të stokut për 6M 2026 sipas shteteve kryesore:
SHTETI | VLERA E STOKUT QERSHOR 2026 (mln EURO) |
Hollandë | 2,933 |
Zvicër | 2,427 |
Kanada | 2,124 |
Itali | 2,006 |
Turqi | 1,483 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga AIDA
Në fund të Qershor 2026, burimi kryesor i hyrjeve të stokut të IHD-ve ishte Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë që përfaqësonte 21.7% të stokut total. Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë në IHD në terma të stokut janë sektori i Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme me 18.1%, i Industrisë nxjerrëse me 15.3%, i Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 10.6% dhe i Informacionit dhe Komunikacionit me 9.3% ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të stokut në fund të periudhës 6M 2026 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK | VLERA E STOKUT QERSHOR 2026 (mln EURO) |
Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar | 4,006 |
Aktivitete të pasurive të paluajtshme | 3,326 |
Industria nxjerrëse | 2,819 |
Aktivitete financiare dhe të sigurimit | 1,946 |
Informacioni dhe komunikacioni | 1,721 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga AIDA