Pyetësor “Mbi identifikimin e nevojave dhe kërkesave të grave sipërmarrëse”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA ) fton të gjitha gratë sipërmarrëse të plotësojnë pyetësorin “Mbi identifikimin e nevojave dhe kërkesave të grave sipërmarrëse”.
Qëllimi i pyetësorit është identifikimi i nevojave dhe kërkesave kryesore të grave në biznes. Rezultatet që ky pyetësor do të prodhojë, do të informojnë AIDA-n dhe institucione të tjera përgjegjëse për të adresuar më tej nevojat dhe kërkesat e grave sipërmarrëse.
Të dhënat e grumbulluara nga ky pyetësor janë tërësisht konfidenciale dhe rezultatet e tyre do të përdoren vetëm për qëllime studimore.
Ftojmë të gjitha gratë sipërmarrëse të plotësojnë pyetësorin në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/…/12fzZ5vktgb17N8gZ2qO3…/edit…
Për më shumë informacion mbi pyetësorin mund të na kontaktoni në adresën zyrtare info@aida.gov.al