Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mirëpriti sot në takim një përfaqësi nga shoqata “Unioni i Prodhuesve të Verës”.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mirëpriti sot në takim një përfaqësi nga shoqata “Unioni i Prodhuesve të Verës”.
Takimi u zhvillua në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit mes AIDA-s dhe Unionit të Prodhuesve të Verës.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit, mbështetjen e këtij sektori dhe nevojës për t’u zhvilluar nëpërmjet promovimit të produkteve vendase, si edhe gjetjes së tregjeve të reja të qëndrueshme.
Palët do të jenë në komunikim të mëtejshëm për vijimësinë dhe forcimin e bashkëpunimit me synim konkretizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.