AIDA në bashkëpunim me SIPPO realizoi vizita në ambientet e kompanive pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar “ISPO Munich 2023”
AIDA në bashkëpunim me SIPPO realizoi vizita në ambientet e kompanive pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar “ISPO Munich 2023”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të pjesëmarrjes në panairin “ISPO Munich 2023” dhe me qëllim mbështetjen e kompanive dhe evidentimin e nevojave të tyre, në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme (SIPPO), realizoi në datat 4 – 6 Tetor, takime fizike në ambientet e pesë kompanive që do të jenë pjesëmarrëse në stendën shqiptare të organizuar për herë të parë nga AIDA.
Fokusi i këtyre takimeve ishte këshillimi në lidhje me marketingun e kompanive, mënyrën e qasjes ndaj tregjeve të reja eksportuese, si dhe krijimin e marrëdhënieve me partnerët potencial në panair.
Faza përgatitore e realizuar nga AIDA dhe SIPPO, ju shërben kompanive pjesëmarrëse jo vetëm për të realizuar objektivat e tyre gjatë pjesëmarrjes në panair, por edhe për të përfaqësuar në mënyrë të denjë stendën shqiptare dhe produktet ” Made in Albania”.
Pesë kompanitë, të cilët do të jenë pjesë e stendës shqiptare janë: “MI-LE-GE-H”, “Jonian Konfeksion”, “Silvana Sh”, “DBS Group” dhe “OLA1”.
Përfaqësimi i Shqipërisë për herë të parë në “ISPO Munich 2023”, i cili është panairi më i madh për sektorin e veshjeve sportive do të jetë një vlerë e shtuar për sektorin vendas të tekstileve.