27-29 shtator 2023, do të zhvillohet Panairi i Paketimit “Taropak” në Poznan, Poloni.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 27-29 shtator 2023, do të zhvillohet Panairi i Paketimit “Taropak” në Poznan, Poloni.
Ky panair është forumi më i madh që zhvillohet në këtë pjesë të Evropës, ku prezantohen zgjidhjet teknologjike më të fundit të industrisë së paketimit. Në çdo edicion të zhvilluar bëhen bashkë qindra ekspozues dhe një numër tepër i lartë vizitorësh. Ky aktivitet ofron mundësinë për të mësuar ofertat më të reja dhe trendet në industrinë e paketimit, në terma të prodhimit, materialeve të përdorura dhe dizenjimit.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në konferenca, workshop, leksione, dhe takime me biznese të ndryshme, si edhe do mund të prezantojnë paketimet e tyre inovative në dizajn apo përmbajtje.
Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesëmarrës ose për më shumë informacion, lutem vizitoni linkun zyrtar: https://taropak.pl/en
BACK TO NEWS