14-16 gusht 2023, Qendra e Zhvillimit të Tregtisë së Kinës (CCDC), organizon Ekspozitën Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Pijeve në Shanghai 2023 (CIFB), Kinë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 14-16 gusht 2023, Qendra e Zhvillimit të Tregtisë së Kinës (CCDC), organizon Ekspozitën Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Pijeve në Shanghai 2023 (CIFB), Kinë.
CIFB, është konsideruar si një panair tregtar ushqimesh dhe pijesh, me fokus në kontinentin aziatik, por në 20 vitet e fundit, fuqia dhe ndikimi i saj është ndjerë në mbarë botën.
Ekspozita, nuk është thjesht një platformë me prioritet të lartë për industrinë e ushqimit dhe pijeve për të lançuar dhe tregtuar produkte të reja, por gjithashtu një ekspozitë vjetore ku korporatat vendase promovojnë produktet, kapin teknologjinë më të fundit, tendencat, si dhe ndërtojnë rrjete bashkëpunime në të gjithë botën.
Për më shumë informacion mbi ekspozitën lutem vizitoni linkun: https://www.cifb-expo.com/en/situation.html
BACK TO NEWS