Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 28 nëntor – 2 dhjetor 2023, do të zhvillohet Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës (CISCE) në Pekin.

CISCE është e para ekspozitë e këtij lloji në nivel ndërkombëtar dhe përfshin pesë zinxhirë të mëdhenj industrial si: Automjetet inteligjente, Bujqësia e gjelbër, Energjia e pastër, Teknologjia digjitale dhe jeta e shëndetshme dhe Shërbimi i zinxhirit të furnizimit. Më shumë se 300 kompani të Global Fortune 500, si edhe liderë të industrive nga mbi 50 vende dhe rajone kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në këtë event.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të prezantojnë arritjet e tyre më të fundit në kërkimin shkencor, teknologjinë, pajisjet, aplikacionet, si dhe tendencat e ardhshme përmes mjeteve të bazuara në një skenar ndërveprues.

Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesëmarrës ose për më shumë informacion, lutem vizitoni linkun zyrtar: http://en.cisce.org.cn/

BACK TO NEWS