Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të mbështetjes së grave sipërmarrëse në Shqipëri, në bashkëpunim me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), e mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA)
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të mbështetjes së grave sipërmarrëse në Shqipëri, në bashkëpunim me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), e mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA), do të organizojë një trajnim mbi tregtinë elektronike për gratë sipërmarrëse, kryesisht artizane dhe gra të sektorit të mikëpritjes, hoteleri-turizëm.
Trajnimi ka për qëllim informimin dhe njohjen më gjerësisht me mundësitë dhe mënyrat e zhvillimit të tregtisë elektronike.
Trajnimi do të mbahet pranë zyrave të AIDA-s, datë 26 Tetor 2023, ora 09:15.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në adresën info@aida.gov.al, pasi vendet janë të limituara deri në 20 persona.