Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon mbi mundësinë e pjesëmarrjes në trajnimin me temë “Digitally fit for e-commerce”.
Trajnimi organizohet nga Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike – AECA dhe ka si qëllim mbështetjen e sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, për tu trajnuar mbi shitjet online dhe gjithashtu të përfshihen në marketplace vendase për të nisur direkt publikimin dhe shitjen e produkteve të tyre.
Ky është një projekt i përbashkët me Maqedoninë e Veriut dhe të gjitha Marketplace Shqiptare. Kompanitë apo individët potencial për të marrë pjesë në këtë projekt duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre në një nga fushat e mëposhtme:
1. Industri e lehtë
2. Industri e tekstileve
3. Artizanati
4. Industria e prodhimit/përpunimit të mobiljeve dhe produtkeve të drurit
Për të aplikuar në këtë projekt duhet të plotësoni formularin online në linkun e mëposhtëm, brenda datës 24.10.2023.