Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve (AIDA), ju informon se në datën 2 dhjetor 2023, do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Panairi i përvitshëm Diplomatik, “Bazar 2023”.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve (AIDA), ju informon se në datën 2 dhjetor 2023, do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Panairi i përvitshëm Diplomatik, “Bazar 2023”.
Komiteti organizativ i Bazar-it ka konfirmuar rezervimin e dy stendave, të cilat do të shfrytëzohen për promovimin e gatimeve tradicionale shqiptare, të kostumeve popullore, si dhe produkteve të tjera shqiptare.
Duke e vleresuar aktivitetin “Bazar 2023”, si një mundësi shumë të mirë për promovimin e produkteve tipike nga Shqipëria, të tilla si: pije alkoolike dhe jo alkoolike, kostume popullore, ushqime tradicionale,etj., ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë subjektet shqiptare që kanë interes, të behen pjesë e këtij panairi.
Për më shumë detaje rreth aktivitetit dhe për të koordinuar pjesëmarrjen tuaj, ju lutem kontaktoni në adresën e e-mailit: zajednica.albih@yahoo.com.
BACK TO NEWS