AIDA, ishte pjesëmarrëse me stendë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Në datat 06 – 09 dhjetor 2023, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ishte pjesëmarrëse me stendë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve, i organizuar nga KLIK EKSPO GROUP & Tirana International Fair
Gjatë ditës së parë të panairit, AIDA mbajti një prezantim për sektorin e bujqësisë dhe mundësitë për investime në këtë sektor, në vendin tonë.
Stafi i AIDA-s ishte prezentë gjatë ditëve të panairit për të asistuar dhe dhënë informacion çdo kompanie pjesëmarrëse shqiptare dhe të huaj, si edhe palëve të tjera të interesuara që vizituan panairin.
BACK TO NEWS