Thirrje për Aplikim për të gjithë palët e interesuara “Për ofrimin e kurseve të trajnimit profesional për udhërrëfyes turistik kombëtar”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 nën Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, fton të gjitha palët e interesuara të aplikojnë për ofrimin e kurseve të trajnimit profesional për udhërrëfyes turistik kombëtar për një grup prej 5 (pesë) individësh (të rinj ose gra të papuna).

Subjekti i përzgjedhur për të ofruar këto trajnime duhet:

– të ofrojë dhe të zbatojë kursin në përputhje me programin e licencuar (të ofrojë mësime teorike dhe praktike);

– të sigurojë literaturën mbështetëse për pjesëmarrësit;

– të lëshojë certifikatat në përfundim të trajnimit;

– të sigurojë metodën e mësimdhënies në variantet (fizikisht, online ose hibride).

Për tu njohur me dokumentacionin e nevojshëm, formularin e aplikimitn dhe deklaratën e përmbushjes së shërbimit klikoni: Link

Për më shumë informacion në lidhje me thirrjen, klikoni: Link 1Link 2

Aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 26.12.2023, ora 16:30, pranë zyrës së Arshivë – Protokollit, të AIDA-s, në adresën: Rruga “Skerdilajd Llagami”, Ndërtesa nr.1, H.6, Tiranë.

Aplikimet e dorëzuara në protokollin e AIDA-s, përtej datës dhe orës së përcaktuar si afat përfundimtar në këtë Thirrje (data 26 Dhjetor 2023 në orën 16:30), nuk do të merren në shqyrtim.

Të gjitha pyetjet në lidhje me këtë thirrje mund të dërgohen me e-mail në: info@aida.gov.al.

BACK TO NEWS