Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Znj. Laura Plaku (Saro) dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Italo – Republika Çeke, Z. Antonio Rotondo, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për Mbështetjen dhe Bashkëpunimin për Zhvillimin e Investimeve
Sot, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Znj. Laura Plaku (Saro) dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Italo – Republika Çeke, Z. Antonio Rotondo, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për Mbështetjen dhe Bashkëpunimin për Zhvillimin e Investimeve.
Qëllimi i marrëveshjes është angazhimi dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë për realizimin e projekteve në sektorët strategikë, promovimin reciprok të mundësive për investime, ndarjes së informacioneve mbi tregtinë, klimën e biznesit, pjesëmarrjen në panaire, forume, si edhe organizimin e eventeve të përbashkëta për prezantimin e mundësisë për investime.