Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon takime pranë kompanive me kapital italian

Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon takime pranë kompanive me kapital italian
Më datat 14 dhe 15 Dhjetor, shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvilloi takimet përmbyllëse për vitin 2023, pranë kompanive me kapital Italian: AGIC, Software Engineering, Mabiel International, Duferco dhe Rework shpk, të cilat zhvillojnë aktivitetin në sektorë si ICT-BPO, energji, elektronikë dhe automotiv.
Vizitat pranë bizneseve synojnë njohjen me aktivitetin që zhvillojnë, numrin e punonjësve, problemet që mund të hasin gjatë implementimit të projekteve përkatëse, si dhe sugjerimet që mund të kenë për mbështetjen nga institucionet.
Një pjesë e tyre do të riinvestojnë përmes zgjerimit të hapësirës aktuale ku operojnë, ose përmes ndërfutjes së një linje të re prodhimi, duke përbërë kështu raste të suksesshme të vazhdimësisë së investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
Si hallkë e rëndësishme ndërlidhëse mes biznesit dhe enteve shtetërore, AIDA asiston për zgjidhjen e shpejtë të çdo problematike, për të kursyer kohë dhe reduktuar procedura, në funksion të mbarëvajtjes së investimit dhe planit të biznesit, duke synuar zgjerimin e mëtejshëm.
BACK TO NEWS