AIDA, fton të gjitha sipërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme (NMVM), që operojnë në sektorin e agropërpunimit, të plotësojnë pyetësorin për identifikimin dhe pëzgjedhjen e panaireve ndërkombëtare, me interes të lartë për pjesëmarrje.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton të gjitha sipërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme (NMVM), që operojnë në sektorin e agropërpunimit, të plotësojnë pyetësorin për identifikimin dhe pëzgjedhjen e panaireve ndërkombëtare, me interes të lartë për pjesëmarrje.

Qëllimi i pyetësorit është identifikimi dhe selektimi sa më efektiv i panaireve dhe eventeve ndërkombëtare, që vlerësohen me interes të lartë nga sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Rezultatet që ky pyetësor do të prodhojë do të shërbejnë si faktor kryesor dhe pikë referimi për AIDA-n, në procesin e hartimit të kalendarit vjetor të eventeve/panaireve ndërkombëtare për vitin 2024.

Të dhënat e grumbulluara nga ky pyetësor janë tërësisht konfidenciale dhe rezultatet e tyre do të përdoren vetëm për qëllime studimore.

Ftojmë kompanitë e sektorit të agropërpunimit të plotësojnë pyetësorin në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1RtDd17leMhp6LEs049QW02OTXtDzNaPF7Vg_B9gnwsU/viewform?ts=654b5909&edit_requested=true Për më shumë informacion mbi pyetësorin mund të na kontaktoni në adresën zyrtare info@aida.gov.al

BACK TO NEWS