Ftesë për shprehje interesi për pjesëmarrje në panairin Mac Fruit, datë 08-10 maj 2024

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), po planifikon pjesëmarrjen për herë të dytë në një nga panairet më të rëndësishëm të sektorit të fruta-perimeve dhe bimëve aromatike dhe medicinale, “MACFRUT 2024”, i cili do të zhvillohet në Rimini, Itali, në datat 08-10 Maj 2024.
Stenda shqiptare është planifikuar të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kritere të domosdoshme:
•     Të jenë kompani të gatshme dhe me eksperiencë në eksportin e produkteve fruta dhe perime të freskëta dhe të përpunuara, bimë aromatike dhe medicinale;
•     Përfaqësues/it e kompanisë të jenë njohës të gjuhës angleze dhe/ose italiane;
•     Të kenë certifikime si Global Gap etj.;
Kritere preferenciale:
•     Të jenë kompani që tregtojnë produkte organike dhe /ose produkte bujqësore autentike shqiptare;
•     Të jenë kompani që ndihmojnë në punësimin e zonave rurale dhe kanë standarte të prodhimit të qëndrueshëm;
•     Inkurajohen të aplikojnë të gjitha kompanitë që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë në panaire të organizuara nga AIDA.
AIDA, fton të gjitha kompanitë që plotësojnë kriteret e mësipërme, të dërgojnë shprehjen e interesit dhe profilin e kompanisë, në adresën e emailit info@aida.gov.al, deri në datën 15.01.2024. 
Profilin e kompanisë për plotësim e gjeni në linkun: Link
Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të panairit:  https://www.macfrut.com/en
BACK TO NEWS