AIDA, ju njofton mbi organizimin e panairit “Tourism Travel & Show 2024”, i cili do të mbahet në datat 31 janar – 1 shkurt 2024, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju njofton mbi organizimin e panairit “Tourism Travel & Show 2024”, i cili do të mbahet në datat 31 janar – 1 shkurt 2024, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.

“Tourism Travel & Show 2024” është dizenjuar si një platformë komunikimi biznesi, që do të bëjë bashkë përfaqësuesit dhe aktorët më të rëndësishëm vendas, rajonal dhe ndërkombëtar të sektorit të turizmit.

Me fokus nxitjen e marrëdhënieve të frytshme, ky panair do të krijojë mundësinë e takimit të profesionistëve dhe blerësve të shërbimeve gjatë eventit B2B, si dhe eksplorimin e ofertave të destinacioneve turistike dhe shkëmbimit të njohurive.

Për më shumë informacion mbi eventin: https://www.icebergexhibitions.com/…/tourism-travel…/

BACK TO NEWS