Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro) mirëpriti në një takim Ambasadorin e Brazilit në Tiranë, SH.T.Z. João Tabajara de Oliveira Júnior.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro) mirëpriti në një takim Ambasadorin e Brazilit në Tiranë, SH.T.Z. João Tabajara de Oliveira Júnior.
Takimi kishte në qender intensifikimin e bashkëpunimit për tërheqjen e investitorëve brazilianë në Shqipëri.
Gjatë takimit znj. Plaku shprehu gatishmërinë maksimale nga ana e AIDA për të rritur prezencën e bizneseve braziliane në vendin tonë, e cila deri më tani është e ulët.
Në përfundim të takimit, palët dakordësuan që në vijim do të bashkërendohet puna për të realizuar pjesëmarrjen e bizneseve braziliane në panairet e Shqipërisë dhe atyre shqiptare në panairet e Brazilit.
BACK TO NEWS