Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të aplikoni në thirrjen “Çmimet globale WIPO 2024”.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të aplikoni në thirrjen “Çmimet globale WIPO 2024”.
Këtë vit, thirrja u drejtohet Starup-eve si dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), në të gjitha sektorët e ekonomisë si: teknologji, bujqësi, industri krijuese dhe më gjerë.
Çdo aplikues, që ka aftësi për të përdorur të gjitha format e pronësisë intelektuale (IP), duke filluar nga e drejta e autorit, te markat tregtare, patentat dhe treguesit gjeografikë, është i mirëpritur.
Afati kohor për t’u bërë pjesë e kësaj thirrje është periudha: 15 janar – 31 mars 2024.
Fituesit e këtij aplikimi do të jenë një grup deri në 7 (shtatë) aplikantë, të cilët do të përfitojnë:
• një program “mentorimi”, i përshtatur dhe fokusuar në forcimin e përdorimit të IP, ndjekjen e objektivave të reja të biznesit, mbështetje për të lehtësuar aksesin në financim dhe biznes si dhe mundësi partneriteti;
• ftesë për të marrë pjesë në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve gjatë Asamblesë së Përgjithshme të WIPO, që do të zhvillohet në korrik 2024, në Gjenevë, Zvicër;
• sigurimi i udhëtimit me avion dhe një pagesë ditore.
Për informacion më të detajuar mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret përzgjedhëse, mund të klikoni link-un: https://aida-smefinance.gov.al/…/cmimet-globale-wipo-2024, ku do të gjeni thirrjen të aksesueshme në disa gjuhë.