Thirrje për aplikim për përzgjedhjen e të rinjve (grupmosha 15-29 vjeç) dhe gra të papuna për mbështetje në fillimin e biznesit të tyre në zonën e Bashkisë Shkodër, Bashkisë Vau i Dejës dhe Bashkisë Malësi e Madhe
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, “Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020”, nën Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, shpall thirrjen për mbështetje në fillimin e biznesit të tyre për të rinjtë (mosha 15-29 vjeç) dhe gra të papuna në Bashkitë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe.
Thirrja ka në fokus mbështetjen për:
1. Trajnim për aftësitë sipërmarrëse për 15 pjesëmarrës;
2. Mbështetje mentoruese në zhvillimin e planeve të biznesit për 15 pjesëmarrës;
3. Grant në shumën 3000 Euro për fillimin e biznesit, për 5 planet e biznesit më të vlerësuara të pjesëmarrësve.
Për më shumë informacion mbi aplikimin, dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe formularin e aplikimit, konsultoni linkun bashkëlidhur: Link
Gjithashtu, për çdo pyetje ose informacion shtesë na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al.